Kurti: Jemi të shqetësuar me rezultatet e PISA-s, diçka nuk po shkon mirë

13 dhjetor 2023 | 12:57

Kryeministri Albin Kurti,  ka shprehur shqetësim me rezultatet e fundit të Kosovës në testin PISA.

Kurti ka thënë se ky test tregon se “diçka nuk po shkon mirë”.

“Natyrisht që jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë, të cilat treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe nuk do të mund të rregullohen as për njëherë e as shpejt. Testi PISA po tregon që në fëmijërinë relativisht të hershme, diçka nuk po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e të mësimnxënies. Ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dijnë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga testi PISA gjatë javës së kaluar, Kosova renditet pothuajse në fund në të gjitha kategoritë.

Nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, Kosova ka zënë vendin e 76-të, derisa për shkencë vendin e 77-të.

Gjithashtu edhe në matematikë, Kosova është renditur në vendin e gjashtë nga fundi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FERIZAJ - I Adresa: Magj : Ferizaj-Shkup Euro Diesel: 1.26€…