Kurti jep detaje nga takimi me ministren e Katarit
20 maj 2024
| 15:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, ministre e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen.
Kurti në platformën “X” ka shkruar se kanë diskutuar për reformat që ka bërë Kosova.
“Diskutuam reformat e mirëqenies sociale të kryera në vendin tonë, duke përdorur mjete digjitale për të përmirësuar sistemin dhe mundësitë për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti.
Ministrja e Katarit gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.