
Kurti jep detaje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
06 dhjetor 2021
| 14:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është në rritje.
Ai ka thënë se me këtë rast janë duke u marrë hetuesit më të mirë në vend. “Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje”.
“Kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do të iu njoftojmë juve”, ka thënë Kurti pas homazheve të busti i senatorit Bod Dole, i cili ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare.