Kurti jep lajmin: Komunikatat e Zyrës së kryeministrit po lëshohen edhe në serbisht
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se tash e një muaj më parë Zyra e Kryeministrit publikon komunikatat në dy gjuhë zyrtare, shqip dhe serbisht.
Sipas Kurtit kjo bëhet për të informuat qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb e të ketë më pak dezinformime.
”Një muaj më parë Zyra e Kryeministrit – për herë të parë që nga pavarësia – filloi praktikën e publikimit të komunikatave në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës. Ky është një hap i vonuar dhe jetik për t’u ofruar serbëve informacione të sakta nga qeveria e tyre, në një epokë dezinformimi“, ka shkruar Kurti.
Përfaqësues nga Lista Serbe kanë akuzuar Kurtin se ”po i diskrimino serbët“, por Kurti thotë se nuk ka diskrimini kur bëhet fjalë për aksionet në Veri sidomos që sipas Qeverisë kanë për qëllim rendin dhe ligjin.
A month ago the Office of the Prime Minister—for the 1st time since independence—began the practice of posting press releases in both official languages of Kosova. This is an overdue & vital step to providing 🇽🇰 Serbs accurate info from their Govt, in an era of disinformation.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 13, 2023