Kurti jep pëlqimin për mbylljen e Konsullatës së Kosovës në Shqipëri (dokument)
08 dhjetor 2021
| 12:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë pëlqimin e tij në propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Tiranë.
Demokracia.com ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, i cili jep pëlqimin e tij për mbylljen e kësaj konsullate.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në emër të Qeverisë, i ka propozuar presidentes Vjosa Osmani mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Shqipëri.
Vendimi përmbylljen e kësaj konsullate pritet të merret nga presidentja Vjosa Osmani.