![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/rama-vuciqi-e-zaevi.jpg)
Kurti jo, Vuçiqi ia konfirmon takimin Ramës
06 korrik 2023
| 08:50
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar agjendën e takimeve që do t’i nisë sot në kuadër të turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.
Sot ai do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ndërkaq nesër do ta vazhdojë turin fillimisht në Bonjë-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe vizitën do ta përmbyllë në Serbi.
Rama ka konfirmuar se në Serbi do të takohet me presidentin Aleksadër Vuçiq.
![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/358097903_829648775197452_4716050336001758697_n-600x600-1.webp)