Kurti ka ambicie të bëhet si Kim Jong-un
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, e ka krahasuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, me kryetarin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Megjithatë, Beqa thotë se duke nisur nga fakti që tani jetojmë në demokraci, ambiciet e Kurtit janë të vona, përcjell teve1.
“Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ambicie të jetë si Kim Jong-un. Por, ndoshta është i vonuar për një shekull, sepse jam shumë optimist që ka ambicie duke parë sjelljet e Kurtit. Prandaj, është i vonuar sepse koha e komunizimit, koha e regjimeve ka kaluar, ne po jetojmë në demokraci. Qytetarët janë rregullatori më i mirë. Megjithëse, qytetarët tanimë e kanë kuptuar nga zgjedhjet lokale që Kurti nuk ka diçka më shumë se teori, sepse nuk ka ndryshuar asgjë gjendjen në Kosovë”, deklaroi Beqa
Prandaj, Beqa vlerësoi që Kosova duhet të lobojë, ta forcojë diplomacinë, ta rrisë kontrollin e shtetit, e në të njëjtën kohë ta sfidojë inflacionin.
Beqa ka thënë se shumë probleme dhe sfida kanë ardhur si rast i neglizhencës dhe mosditurisë të qeverisë aktuale.
“Dialogu ka qenë dhe është sfida kryesore e Republikës së Kosovës. Ka qenë e tillë edhe në të kaluarën dhe mendojë që qeveria aktuale dhe kryeministri Kurti e ka kuptuar edhe pse ende thotë se nuk është prioritet dialogu. Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë sukses as në dialog. Nuk po shihet nëse qeveria aktuale kanë ndonjë strategji për të dalur nga kjo situatë. Shumë probleme dhe sfida kanë ardhur si rast i neglizhencës dhe mosditurisë të qeverisë aktuale”, tha ai.
Beqa po ashtu, tha se “vendimet e pamatura të qeverisë në vitin që e lamë pas dhe në këtë vit në veri të Kosovës na kanë sjellë në këtë situatë”.
“Nga ajo që ishte krysore në dialog (njohja reciproke) dhe që qeveritë e kaluara e kanë vendosur si kushte dhe ai ishte pozicioni i Kosovës dhe kompromisi final ishte Pakoja e Ahtisaarit dhe të gjitha marrëveshjet tjera ishin/apo duhet të ishin në harmonizim me Kushtetutën tani flitet për asociacionin. Acosacioni është duke u silluar që nga viti 2013-2015 dhe qeveritë e kaluara e kanë kushtëzuar faktorin ndërkombëtare me njohje finale, ndërsa fatkeqësisht, Kurti përveç deklaratave që ka bërë që nuk do të dialogojmë me Serbinë, pa u gjetur i zhdukuri i fundit ai bërë një deklaratë të dëmshme për të zhdukurit”.