Kurti ka bërë disa hapa të gabuar në dialog

04 nëntor 2023 | 09:08

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë për Ekonomia Online se presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka prodhuar rezultate për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ymeri ka thënë se hapat e gabuara të kryeministrit Kurti, e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Krahas dëmtimit të reputacionit, Ymeri deklaron se pala kosovare shpesh herë është parë si penguese e ecjes përpara në procesin e dialogut për të cilat thotë se prodhuan edhe sanksione.

Ndërsa dakordimin e shefit të ekzekutivit, Ymeri e quan hap jashtëzakonisht të madh në këtë proces.

“Shpresoj që dokumentin ta kemi në duar dhe të mësojmë vërtet çka, deri sot nga deklaratat publike është një gjë që duket të jetë e vërtet për sa i përket takimit i fundit në Bruksel, ajo është model tjetër për disa gjëra që kanë pasur mospajtim edhe Kurti edhe Vuçiq duket së sa i përket draftit të Asociacionit nuk është së ka pasur ndonjë vërejtje substanciale nga asnjëra pale ky është një hap jashtëzakonisht i madh në procesin e dialogut mes Serbisë edhe Kosovës, formalisht dakordohen”, u shpreh Ymeri.

Ymeri i cili e drejton institutin “Musine Kokalari” ka thënë se ngjarjet e veriut e kanë ndryshuar pozicionin e Kosovës.

Sipas Ymerit, shefi i ekzekutivit ka menduar që përmes veriut ta fuqizojë pozicionin e Kosovës në dialog por që e konsideron si të gabuar dhe pa rezultate.

“Presioni është rritur, mendoj që Kurti i ka bërë disa hapa të gabuar sa i përket procesit të dialogut më cilin mendoj që shumë e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës por edhe të vetin personalisht në raport më bashkësinë ndërkombëtare, pasi e ka pasur një sjellje të papërgjegjshme shpesh në raport me veriun duke shpresuar që ndryshimi i situatës në teren do ta ndryshojë edhe pozitën e Kosovës në procesin e dialogut dhe atë që kemi parë kohëve të fundit jo që nuk është fuqizuar ky proces por është dobësuar në kuptimin e kredibilitetit dhe gatishmëria ose vullneti për t’i dëgjuar argumentet e Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe kjo për shkak të sjelljes sonë. Kërkesat e tyre dhe përgjithësisht që Republika e Kosovës deri vonë është parë si një penguese e ecjes përpara në procesin e dialogut, për këtë i kemi edhe sanksionet në të cilat jemi vendosur ndërkohë që ne e dimë gjithë që faktikisht Serbia ka qenë dhe mbetet penguese por sjellja jonë e ka mbuluar këtë pozicion destruktiv të Serbisë”, ka thënë Ymeri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin…