Kurti ka dështuar. Premtoi zvogëlim tarifash, jo rritje
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajazitaj, ka folur për krizën energjetike në vend dhe për vendimin e fundit për shtrenjtim të rrymës.
Pajazitaj në dpt te Fidani në T7 tha se kryeministri Kurti ka dështuar që të ju ofrojë energji qytetarëve në kohën kur kishte premtuar zvogëlim të tarifave, e jo rritje.
Ai shtoi se veprimet e kryeministrit që nga koha kur u paralajmërua krizë energjetike, lënë të kuptohet se ai ka dashur të falimentojë.
“Ky është një dështim i Qeverisë që të ju ofrojë energji qytetarëve në kohën kur ky ka premtuar zvogëlim të tarifave, dhe jo rritje. Krejt si ka vepru prej fillimit, kur është paralajmëru që do të ketë krizë, na lë me kuptu që ky ka dashtë më falimentu. Ka ardhë një situatë kur kjo nuk mund të bëhet dhe zgjidhja është të xhepat e qytetarëve.