Kurti: Ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri

22 qershor 2023 | 22:11

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës duhet të mbahen.

Kështu u tha të jenë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimet që i mbajtën veç e veç me ndërmjetësuesit e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Kosovë, por “në përputhje me kornizën ligjore të vendit”, raporton Rel.

“E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri, me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi një paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them se ka shenja se ditët përpara do të jenë më të mira nga ato që kemi lënë pas ”, tha Kurti.

Kurti këmbënguli se ishte i gatshëm të takohej me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por ai kishte refuzuar.

“Kam ardhur të takohem me palën serbe për të diskutuar për hapat përpara, por meqë ky është një proces që përfshin dy palë, kjo nuk ishte e mundur”, shtoi Kurti, duke theksuar se është i gatshëm të jetë në bisedime derisa të gjendet një zgjidhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka…