Kurti ka pasur marrëveshje sekrete me Listën Serbe
15 maj 2020
| 09:07
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pasur një marrëveshje sekrete me Listën Serbe. “Sa iu përket përfaqësuesve të komunitetit serb, të gjithë kanë qeverisur me ta. Për dallim nga herët e tjera, kryeministri i shkarkuar ka pasur një marrëveshje sekrete me të. Kosova ka raste dhe ka dëshmuar se autoriteti i qytetarëve është në vullnetin e përfaqësuesve të zgjedhur”, ka thënë ai në “Syri TV”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)