Kurti ka qasje antiamerikane dhe ka ofenduar ShBA-në

17 dhjetor 2020 | 08:43

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka deklaruar se Albin Kurti ka qasje antiamerikane pasi ka fyer e poshtëruar rolin e ShBA-së sa ishte kryeministër.

Selmanaj ka thënë se Albin Kurti ka fyer dhe ka ofenduar rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar duke e rrëzuar nga pushteti.

Ai tha se qasja e Kurtit është qasje antiamerikane dhe këtë e ka vërtetuar duke ia thënë edhe ambasadorit Richard Grenell.

“Ne nuk e kemi thënë këtë pa argumente. Këtë e ka thënë edhe vetë ambasadori Grenell, sjellja e Albin Kurtit në raport me ShBA-në nuk mund të kuptohet ndryshe përpos qasje antiamerikane”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se Kurti përdori shumë media ndërkombëtare ku fyente ambasadorin Grenell dhe fyente rolin e ShBA-së në dialogun Kosovë – Serbi.

Po ashtu, ai tha se Kurti fliste se në ShBA po e prisnin thika, harta, gjak e shampanjë, por kjo ishte gabim sepse ishte një qasje antiamerikane. “Tendenca e Kurtit se kujdeseni nga ky person ose shkrimet që i bënte nëpër shumë media ndërkombëtare, ku fyente ambasadorin Grenell dhe rolin e Amerikës në këtë proces, ose kur fliste në Kuvendin e Kosovës se atje po na pret ndamje, harta, thika, gjak, shampanjë, çfarë qasje o kjo, pro amerikane, jo kjo është gabim, LDK nuk ja dha këto atribute, ato ja dha vetes Kurti, antiamerikanizmin”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se sjelljet e Albin Kurtit në raport me ShBA-në është antiamerikane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Sot në orën 11:00 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do…