Kurti: Kam kërkuar që gradualisht ta zvogëlojë numrin e policëve në objektet e komunave në veri
19 qershor 2023
| 12:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar zvogëlimin gradual të numrit të policëve në objektet e komunave veriore.
Ai ka thënë se për policinë çdo komunë është e njëjtë, derisa ka shtuar se “veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmëri”.
“Për shkak se ka ekstremistë të dhunshëm, duhet të ketë polici të Kosovës në këto ndërtesa. Kam kërkuar që gradualisht ta zvogëlojë numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që policët të përballen me drejtësinë, këtë e kemi propozuar. Për policinë çdo komunë është e njëjtë, veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmërisë”, ka thënë Kurti.