Kurti: Kapitull i ri për qytetarët e Kosovës

23 mars 2021 | 08:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka thënë se po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Kurti në një postim në “Twitter”,  shkruan se puna fillon tani.

“Të përulur para detyrave që na presin, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës.

Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë ë bashkohemi për të mirën e vendit tonë. Dhe puna fillon tani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 85 me…