Kurti: Kemi nevojë për Projektligj të ri të pagave që ndryshon dhe plotëson aktualin
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar sot grevën në arsim e shëndetësi, ndërsa me këtë rast tha se duhet një Projektligj i ri i pagave që e ndryshon dhe e plotëson aktualin, në mënyrë që pabarazitë të eliminohen.
Kurti në një prononcim për media, ka thënë se i vjen keq që ndodhen në këtë situatë, pasi Ligji i ri i pagave pat lënë shumë njerëz të pakënaqur, ndërsa edhe ata që u patën gëzuar tash janë të pakënaqur. “Ne as si deputetë, as si qeveri nesër nuk mund t’i dalim përballë vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në pritje të aktgjykimit dhe të gjitha që thuhen aty do t’i adresojmë”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, vendi ka nevojë për një Projektligj të ri që e ndryshon dhe plotëson aktualin. “Me këtë ligj shoferi i kryeparlamentarit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës. Andaj pabarazitë janë të papranueshme dhe duhet të adresohen”, tha pos tjerash lideri i VV-së.