Kurti kërkon bisedime për planin franko-gjerman: Asociacioni s’e ka kaluar testin e Kushtetueses

26 janar 2023 | 11:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që ka zhvilluar mbrëmë me emisarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se plani i ashtuquajtur franko-gjerman duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti, teksa ka folur edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë.

Për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se është e vetmja marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtare që asociacioni ashtu siç është nënshkruar më datën 19 prill 2013-ës, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti pas konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber Zero”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala, në dëshminë e tij për aferën e pagave,…