Kurti kërkon dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare

29 gusht 2022 | 20:41

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare.

“Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale”.

“Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër”, ka shkruar ai.

Kryeministri ka thënë se duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore.

“Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabile Keçmezi-Basha Në flokun e nënës sime Kaherë ka rënë…