Kurti kërkon dialog me Serbinë pa përfshirjen e Thaçit dhe Tahirit

21 maj 2018 | 14:25

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se para një dialogu të ri me Serbinë është e domosdoshme që të bëhet bilanci shtetëror i dialogut 2011-2017, të raportohet në Kuvend dhe të ketë debat parlamentar.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se në këtë proces ka pasur shumë investim, pak kthim e transparencë.

Kurti ka theksuar se 33 marrëveshje i ka nënshkruar Kosova me Serbinë, dhe shumica e tyre nuk janë realizuar.

Ai ka kërkuar që të realizohet dialogu i brendshëm i hapur dhe demokratik në institucione dhe shoqërinë tonë.

Kurti ka thënë se duhet të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu.

Sipas tij, në asnjë rrethanë pajtueshmëria jonë shoqërore e nacionale për temat, parimet, strategjinë dhe përfaqësimin në dialog, nuk mund ti përfshijë emrat e Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka vendosur për 23 lojtarët,…