Kurti kërkon më shumë trupa të NATO-s (video)

26 gusht 2022 | 21:33

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur nevojën për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, me theks të veçantë të ushtarëve gjermanë.

Ai, në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Die Welt”, tha se një gjë e tillë duhet të ndodhë për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia.

Kurti foli edhe për trazirat e 31 korrikut në veri për të cilat tha se nuk u shkaktuan nga qytetarët serbë, por nga krimi i organizuar dhe oligarkët që, sipas tij, paguhen në Serbi. Ai tha se të njëjtit janë informuar nga Beogradi se çfarë duhet të bëjnë në Kosovë.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se periudha para Krishtlindjes është një alternativë se kur Kosova do të aplikojë për t’u bërë kandidate për anëtarësim në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eskalimi i situatës në veri të Kosovës nuk i shërben…