Kurti kërkon nga Lajçaku që marrëveshja Kosovë – Serbi të zbatohet në tërësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kurti ka bërë me dije se nga Lajçaku ka kërkuar që marrëveshja themelore në mes të Kosovës dhe Serbisë të zbatohet në tërësi.
Po ashtu, Kurti ka thënë se ka kërkuar nga Lajçaku që Bashkimi Evropian ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.
“Theksova nevojën që marrëveshja themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në “Twtitter”.
Welcomed EU Special Representative Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) at our govt offices today. I emphasized the need for the Basic Agreement to be implemented in its entirety, and the need for the EU to hold Serbia accountable for the persistent violations of that Agreement. pic.twitter.com/hUcwS2JA6t
— Albin Kurti (@albinkurti) May 11, 2023