Kurti kërkon nga qeveria që ta mbrojë UÇK-në në Hagë

15 nëntor 2020 | 12:37

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media sot, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte në Hagë, raporton “Epoka e re”.

“Në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët, por as nuk mund të mbrohen të pandehurit sikur individë. Shteti i Kosovës duhet të organizojë dhe koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata i pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendim nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit, por e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se pretendimet e Dhomave të Specializuara se ka ekzistuar një ndërmarrje kriminale brenda UÇK-së, nuk janë të vërteta.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup kriminal përbrenda, apo siç e quajnë ata ndërmarrje kriminale”.

“Prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë, UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm dhe zyrat përkatëse”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale, njëherë UNMIK-un, Tribunalin e Hagës pastaj EULEX-in, por kjo fundit në Hagë, thotë se është me speciale, të cilën e cilëson si të padrejtë dhe të njëanshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar…