Kurti kërkon nga Rama heqjen e taksës për Rrugën e Kombit
Nën përkujdesjen e Partisë Evropiane Socialiste në Tiranë është mbajtur të mërkurën konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku Kosova është përfaqësuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Në këtë konferencë kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, ka kërkuar nga Brukselit që të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane ndan të njëjtin qëndrim”, ka thënë Rama.
Ndërsa Albin Kurti i ka kërkuar Tiranës që ta heqë taksën e Rrugës së Kombit.
“Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, ka deklaruar Kurti.