Kurti kërkon përfshirjen e prokurorisë për shpëtimin e Telekomit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie ka folur për gjendjen aktuale në Telekomin e Kosovës.
Ai ka thënë se gjendja në të cilën gjendet Telekomi është si pasojë e krimit.
“Kanë fituar persona privatë e zyrtarë, shteti por jo qytetarët”, ka deklaruar Kurti.
Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se Telekomi mund të shpëtohet nëse aktivizohet Prokuroria e Shtetit.
Ndërsa profesori Ismet Hamiti, i cili ka studiuar më në thellësi Telekomin e Kosovës, ka thënë nuk ka ndodhur askund në botë që të falimentojë një kompani publike siç është telekomi.
“Telekomi është në gjendje të keqe aq sa nuk mund t’i mbuloj shpenzimet e veta rrjedhëse. Nuk e di në asnjë rast në botë që telekomi si kompani publike të ketë falimentuar diku në botë. Por në Kosovë fitimet e saj janë plaçkitur në vazhdimësi”, ka thënë ai.
Hamiti ka thënë se përgjegjëse për shkatërrimin e Telekomit janë të gjitha qeveritë, duke përfshirë edhe aktualen.
“Qeveria duhet të krijojë një ekip që Telekomi të shpëtohet. Prokuroria duhet të nisë hetime”, ka deklaruar Hamiti.