Kurti kërkon të mos politizohet çështja e testeve nga Serbia

20 prill 2020 | 13:14

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për medie ka folur për pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia.

Kurti ka kërkuar të mos politizohet kjo çështje.

“Testet janë një gjest i Serbisë që nuk duhet të politizohet. Nëse ka rregulluar imazh Serbia e ka rregulluar me anë të marrëveshjeve që udhëheqësit tanë nënshtroheshin. Ne kemi dëshmuar se nuk bëjmë dallime as për nga komuna apo prejardhja. Ne nuk i diskriminojmë askënd”, është shprehur Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte paraparë që albumi i saj më i ri të…