Kurti kërkon të mos heroizohet Faton Hajrizi: Patriot i Kosovës është Afrim Bunjaku

24 korrik 2024 | 20:00

Në qytetet të ndryshme të Kosovës janë vendosur pankarta me fotografi të Faton Hajrizit, të cilat e cilësojnë atë si hero.

Këto pankarta janë vendosur në disa qytete si Skënderaj dhe në sheshin “Adem Jashari”, ku shkruhet: Dy duar për një kokë e kokën për atdhe.

Duke marrë parasysh që këto pankarta janë bërë virale në rrjetet sociale, një reagim lidhur me atë që po ndodh ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Albin Kurti u shpreh se Faton Hajrizi nuk është hero duke u kërkuar qytetarëve që të vetëpërmbahen.

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizmit të tij. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë, patriot janë edhe 23 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës”, tha Kurti.

Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe të premten e kaluar (19 Korrik). Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Loznicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarje e rëndë brenda një familje në fshatin Stropckë të…