Kurti kërkon të thirret seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re
30 janar 2020
| 17:42
I nominuari për kryeministër, Albn Kurti ka bërë kërkesë për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së qeverisë së re.
Zyra për Informim e Kuvendit, ka njoftuar se për të premten në orën 09:00 është thirrur mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, me kërkesë të Kurtit për caktimin e seancës për votimin e qeverisë.
“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin për medie.
Lideri të LV-së, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe katër ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës.