Kurti kërkon vazhdimin e përkrahjes japoneze për Kosovën
11 mars 2020
| 13:11
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.
Mizutani ka uruar Kurtin për postin e kryeministrit dhe ka thënë se shteti i tij do të jetë gjithmonë përkrahëse e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Kurti pas falënderimeve ka kërkuar që përkrahja e Japonisë të vazhdojë edhe në të ardhmen.