Kurti: Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në BE

13 dhjetor 2022 | 10:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë kësaj jave, autoritetet do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Siç e dini, ne jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që po aplikojmë për Bashkimin Evropian edhe pse jemi vendi i parë në këtë rajon për sundimin e ligjit, lirisë dhe demokracisë”, ka theksuar Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur sot.

Sipas tij, ka ardhur koha që statusi potencial kandidat, “që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat, duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë…