Kurti: Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional
13 janar 2022
| 17:20
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro.
Kurti ka thënë se këtë vit planifikojnë të fillojnë edhe reformën e sistemit pensional.
“Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë”.
“Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.