Kurti: KFOR-i na kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, po i presim

11 dhjetor 2022 | 13:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se KFOR-i u ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave, derisa e ka ftuar që të garantojë lirinë e lëvizjes.

Kurti ka thënë se beson se kjo është rruga më e mirë e mundshme për zgjidhjen e situatës.

“KFOR-ia po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjithshme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti e ka vlerësuar bllokimin e rrugëve si të papranueshëm, derisa ka thënë se s’duhet të përsëritet në të ardhmen.

“Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR’-t që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR-i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurt, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX-it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…