Kurti konfirmon se sot do takohet me Lajçakun
04 korrik 2023
| 11:33
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije se sot (e martë) do takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai po ashtu ka bërë me dije se të dielën ka zhvilluar një bisedë telefonike gjysmëorëshe me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe ky takim i ditës së sotme, është vazhdimësi e asaj bisede.
Në një konferencë për medie pas takimit me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, Kurti ka thënë se vazhdimisht koordinohet me faktorët ndërkombëtarë.
Duke folur për marrëveshjen e arritur në Ohër, kryeministri Kurti ka thënë se zgjidhja është te implementimi i shpejtë i të gjitha pikave të kësaj marrëveshje.