Kurti konfirmon takimin me Vuçiqin nesër në Bruksel

21 qershor 2023 | 19:08

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar për nesër në Bruksel takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim është thirrur nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar një…