Kurti, Konjufca e Sveçla vizitojnë në shtëpi kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin
Pas vizitave në Vushtrri te familjet e Afrim Bunjakut dhe Enver Zymerit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitën e radhës në prag të vitit të ri 2024, ia bëri Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit dhe familjes së tij. Bashkë me të ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Komunës, Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Erden Atiq.
Gjatë bashkëbisedimin, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari Hetemi për punën e tij, për palët e shumta që i pret, për rregullin që është vendosur dhe planet zhvillimore.
Krahas mirënjohjes për angazhimin dhe qëndrueshmërinë e kryetarit Hetemi, dhe urimin për Vitin e Ri 2024 për të dhe familjen e tij, kryeministri gjithashtu uroi vajzën e kryetarit Hetemi, Kosovaren, dhe Albanikun, mbesë e nip të dëshmores Fatime Hetemi, për diplomimin e tyre në mesin e 325 rekrutëve të rinj që iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës.