Kurti: Kontributi i mërgatës, jetik për Kosovën

25 dhjetor 2020 | 11:44

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije një shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, i është dhënë çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi.

Kurti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka vlerësuar se diaspora ka një rëndësi të madhe për shtetin.

“Çmimi ‘Rexhai Surroi’ për letërsi sivjet iu nda shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, Shkumbin I. A. Gashi, për romanin e tij ‘Nënë, më fol për ëndërrimtarët’, botuar nga Shtëpia Botuese ‘Pema’. Do ta lexoj me prioritet këtë libër të Shkumbinit që është edhe kandidat për PhD në fushën e psikologjisë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin tonë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami Më 25 prill Shqipëria do të ketë zgjedhjet…