Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë
03 qershor 2024
| 11:21
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekonomik Turqi-Kosovë, ka thënë se janë dy fusha ku shteti ynë do që t’i fuqizojë raportet me Ankaranë zyrtare.
Ai ka thënë se këto fusha janë siguria/mbrojtja dhe zhvillimi ekonomik.
Më tutje, Kurti ka ftuar investitorët e rinj të investojnë në Kosovë.
Kurti në Stamboll ka treguar për potencialet ekonomike që ka Republika e Kosovës, ndërsa ka falënderuar Republikën e Turqisë që është nga shtetet e para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.