Kurti: Kosova duhet të lëvizë drejt Fondit Sovran

03 gusht 2021 | 14:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar procesin e deritashëm të privatizimit në Kosovë.

Pasi qeveria sot i ka propozuar Kuvendit bordin e ri të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Kurti ka thënë se ky vendim nis përgatitjen e transformimit të kësaj agjencie dhe ndaljes së tjetërsimit zhvatës të pronës e pasurisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se privatizimi që ka nisur në vitin 2002, nuk ishte brutal vetëm nga aspekti socio-ekonomik.

Sipas tij, Kosova duhet të lëvizë drejt Fondit Sovran dhe Agjencisë e Bankës Zhvillimore.

 

Postimi i plotë i Kurtit:

Për një shoqëri demokratike e që i jep mundësi zhvillimit e progresit, sot i propozuam Kuvendit bordin e ri të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ky vendim nis përgatitjen e transformimit të kësaj agjencie dhe ndaljes së tjetërsimit zhvatës të pronës e pasurisë sonë.

Privatizimi i egër që nisi në vitin 2002, nuk ishte brutal vetëm nga aspekti socio-ekonomik. Në qershor 2012, ish kreu i AKP-së u gjet i therrur me 11 të rëna të thikës në një vdekje të dhunshme që ende mbetet enigmatike.

Kosova duhet të lëvizë drejt Fondit Sovran dhe Agjencisë e Bankës Zhvillimore. Nuk do të jetë lehtë dhe as s’e bëjmë dot përnjëherë. Mirëpo, ndryshimi për të cilin votuan qytetarët dhe programi ynë qeveritar janë rruga e së ardhmes. Andaj, ky edhe është bordi i fundit i AKP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur ka telashe me sulmuesin Harry Kane. Sulmuesi anglez,…