Kurti: Kosova duhet t’i ketë parasysh këto etapa në dialogun me Serbinë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se para çfarëdo dialogu me Serbinë, Kosova duhet t’i ketë parasysh katër etapa përgatitore.
Kurti në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkuar se ekipi negociator i Kosovës duhet të ketë udhëheqës dhe strategji.
Postimi i plotë i Kurtit:
Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:
1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;
2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;
3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;
4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.
Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:
1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;
2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;
3) Me BE-në si ndërmjetësuese.
/Epoka e re/