Kurti: Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës
Në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se shteti ynë ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standardet demokratike për t’u bërë anëtar në Këshillin e Evropës.
Gjatë këtij takimi, Kurti ka theksuar se shteti i Kosovës i cili është i ndërtuar mbi vlerat e KiE-së e ka vendin në këtë organizatë ndërkombëtare.
“Republika e Kosovës e ndërtuar mbi vlerat e Këshillit të Evropës dhe me Kushtetutë e cila përfshinë instrumentet më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të komuniteteve pakicë, natyrshëm e vendin në këtë organizatë. Anëtarësimi në KiE mundëson qasjen në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmat tjerë të KiE. Kjo forcon edhe më shumë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tonë pa dallim etnie”, ka thënë kryeministri Kurti.