Kurti: Kosova e përjeton dridhjen dhe dhimbjen e Shqipërisë
26 nëntor 2019
| 10:43
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ngushëlluar familjet e viktimave në Shqipëri të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e një tërmeti që ka goditur shtetin shqiptar.
Kurti ka thënë se janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë Shqipërisë.
“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/