Kurti: Kosova është vendi më pro BE-së, por më i izoluari

18 korrik 2022 | 10:31

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se edhe pse Kosova është vendi më demokratik dhe më pro-Evropian në Ballkanin Perëndimor, ende është më i izoluari.

“Sot bëhen katër vite, që kur Komisioni Evropian, e konfirmoi për herë të dytë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi më demokratik dhe më pro- Evropian, në Ballkanin Perëndimor, por që ende është i izoluar. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e derivateve të naftës do të mbeten të pandryshuara…