Kurti: Kosova ka humbur 300 milionë euro për shkak të veprimeve të Serbisë që nga ’99-ta

12 shkurt 2023 | 19:08

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në Twitter për ndikimin që strukturat paralele serbe në Veri kanë në humbjen e miliona eurove për Kosovën.

Këto humbje janë rrjedhojë edhe e nxitjes së strukturave paralele që qytetarët serbë në Veri të mos paguajnë fatura të energjisë elektrike dhe ujit.

”Strukturat paralele të kontrolluara nga Serbia në komunat veriore të Kosovës u kanë kushtuar qytetarëve dhe taksapaguesve në pjesën tjetër të vendit 320 milionë euro në faturat e papaguara të energjisë dhe 17 milionë euro në faturat e furnizimit me ujë që nga viti 1999”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Twitter, të dielën.

Ai po ashtu ka thënë se “strukturat paralele nuk lejojnë faturimin e energjisë elektrike dhe pengojnë zbatimin e një marrëveshjeje energjetike të arritur në dialogun e 10 viteve më parë. Pa nxitje për të kursyer, konsumi në këto bashki u rrit me 70+% në një dekadë, pjesërisht për shkak të kultivimit të drogës dhe kriptominimit”.

”Që nga viti ’99, Kosova ka humbur edhe 300+ milion euro për shkak të veprimeve të Serbisë, si mbajtja e tarifave të transmisionit dhe detyrimi i tregtarëve që t’i paguajnë TVSH-në Serbisë për tregtinë tonë të energjisë elektrike. Edhe tani, refuzimi i Beogradit për të lejuar tregtinë në Kosovë-Serbi i kushton Kosovës deri në 10 milionë euro në muaj”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Kurti thotë se qytetarët në Veri nuk kanë faj për këto ndodhi, por gishtin e drejtgon kah strukturat paralele.

”Sigurisht që për këto padrejtësi nuk kanë faj qytetarët tanë në komunat veriore. Ata e kuptojnë dhe pranojnë se pagesa për shërbimet bazë si energjia elektrike dhe uji është normale dhe se kjo do të mundësonte investimet e nevojshme për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve”.

”Ata kanë të drejtë të kenë akses në shërbime të tilla dhe të jetojnë të lirë nga krimi i organizuar, presioni dhe kërcënimet nga strukturat ilegale të udhëhequra nga Serbia. Qeveria ime është e përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për t’u ofruar atyre lirinë, sigurinë dhe sigurinë që meritojnë”, ka thënë ndër tjerash ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur në lagjen Yeşilyurt…