Kurti: Kosova për herë të parë do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë në mbledhjen e qeverisë së Kosova për herë të parë që prej çlirimit do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale.
Ai ka thënë ky është një hap përpara për të realizuar përpjekjet në adresimin e planeve qeveritare.
“Për herë të parë që prej përfundimit të luftës, Kosova do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër sfida të mëdha, ka përjetuar dhimbje e vuajtje të pamatshme. Ky dokument është një hap përpara në përpjekjet për të adresuar plagët e së kaluarës. Miratimi i saj është hapi i parë, për zbatimin e saj kërkoj përkushtim, andaj shpreh mirënjohje për angazhimin në procesin e hartimit”, ka thënë Kurti.
Më tutje, Kurti ka falënderuar aleatët e Kosovës që ndaluan okupimin serb të popullin të Kosovës gjatë viteve të ’90-a.
“Asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të shprehur mirënjohjet tona për të gjithë ata qe sakrifikuan për liri, lavdi iu jemi përjetësisht falënderues edhe aleatëve ndërkombëtarë. Ne mbledhje po vijë nga takimi me William Walker, ky njeri i jashtëzakonshëm, ishte ai që ngriti zërin për padrejtësinë në vendin tonë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti në adresimin para deputetëve ka përmendur edhe statistika në fushën e ekonomisë, duke thënë se vendi ka shënuar përmirësim pesë herë më të madh se në vitin 2000.
“Qytetarët gjithashtu janë me të lirë, shteti është më i pavarur dhe më i lirë se kurdo herë më parë, qeverisja po bëhet përherë e më e mirë, pra çlirimi, sakrifica gjithëkombëtare, shpallja e pavarësisë ia kanë vlejtur fortë edhe në aspektin e rritjes ekonomi edhe në aspektin e demokracisë qytetare”, tha Kurti.