Kurti: Kosova të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ofruar mbështetjen për votimin e pakos se projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.
Në adresimin e tij në kuvend për këtë çështje, ai ka kërkuar që Kosova të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët. “Meqë forca e armatosur nuk do të jetë si duhet, duhet të bëjmë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët. Se nëse ndodh lufta, institucionet duhet të jenë në nivel të detyrës. Islanda e ka një marrëveshje të tillë. Funksionarët duhet të kenë shkollim profesional. Duhet të kemi oficerë të shkolluar. Asnjë qeveri s’ka pasur program që vajza e djem t’i dërgojnë për studime në akademi të famshme ushtarake. Duhet të shihet se çfarë edukimi patriotik kanë pjesëtarët e FSK-së.”, ka thënë Kurti.
/Epoka e re/