Kurti: Kosovën duan ta bëjnë kurban për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë deputet i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e presidentit Thaçit nga Specialja.
Sipas Kurtit presidenti serb, Alekandar Vuçiq do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje.
Postimi i plotë i Kurtit:
Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën.
Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re.