Kurti: Kostoja e rrugës Prizren-Tetovë do të jetë rreth 200 milionë euro

13 gusht 2023 | 21:51

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se të premten ishte në Tetovë, e sot në Prizren.

Sipas tij, rruga Prizren-Tetovë ishte kryetema e këtyre dy vizitave.

Ai ka theksuar se në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro.

“Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se rruga Prizren-Tetovë që nëpër Prevallë e Glloboçicë është e gjatë 113 kilometra dhe tani i merr më shumë se dy orë e gjysmë udhëtim do të jetë më e shkurtër se 50 kilometra e do të përshkohet për dukshëm më pak se një orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ka hyrë në…