Kurti krah Scholzit: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres
14 tetor 2024
| 11:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kurti ka publikuar një fotografi në “Facebook” duke shtrënguar duart me Scholzin, mbi të cilën shkroi: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.
“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar Kurti.