Kurti, Krasniqit: Çlironi ata dy kryetarë të shkojnë në zyre
Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, duke i thënë që t’i “çlirojë” kryetarët e dy komunave veriore, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që të dalin e të punojnë nga objektet e komunave përkatëse.
Kurti ka thënë se policia i garanton për siguri dhe se qeveria i mbështet.
“Çlironi ata dy kryetarë, që i kanë fituar zgjedhjet. Le të shkojnë në zyrë te tyre, se turp. Kanë deshtë me fituar, kanë fituar. Kur të ec rroga duhet me punuar, kur të garojshë edhe zgjedhësh edhe do me fituar, duhet me punuar. Prandaj çlironi ata kryetarë, mos i mbani peng se ata dojnë me shkuar edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok. Policia i garanton, qeveria i mbështet. Ju mos i mbani peng”, ka thënë Kurti në Kuvend, ku po mbahet debat parlamentar për situatën në veri.
Ndryshe, Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, që vijnë nga radhët e PDK-së, po punojnë nga zyrat për komunitete.