Kurti krenohet me lirinë e medieve në Kosovë

03 maj 2023 | 16:24

Në Ditën Botërore të Medieve, kryeministri Albin Kurti, duke shpërndarë një statistikë të “Reporterëve pa Kufij” është krenuar me lirinë e medias në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova është përmirësuar për 22 vende në këtë rangim të “Reporterëve pa Kufij”, duke shtuar se një shtyp i lirë është shtyllë e demokracisë në vend.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufij, Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Sidoqoftë, organizata “Gazetarët Pa Kufij” i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Por, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për…