Kurti: Krijuam kulturë të re qeverisëse, pa humbur kohë nisëm me çkapjen e shtetit

13 maj 2020 | 15:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai ka përfaqësuar popullin dhe këtë e ka dëshmuar puna e ministrive.

Ai ka thënë se qysh në fillim të mandatit kanë krijuar një kulturë re qeverisëse, duke nisur edhe çkapjen e shtetit.

“Ne kemi nisur bashkë si kabinet i ri,  një kulturë të re qeverisëse, ku punohet për t’i shërbyer qytetarit e nuk punësohen të afërmit për të sunduar popullin”.

“Pa humbur kohë kemi filluar me luftimin e korrupsionit, humbjen e parasë publike si dhe me çkapjen e shtetit nga zhvatja”, ka thënë  Kurti gjatë prezantimit të punës 100 ditore të qeverisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga “Mbreti Bardhyl” afër shkollës Model në Mitrovicë, po merr…