Kurti: Krimi e korrupsioni janë multietnik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë duke i luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar multietnik.
Në Samitin Ekonomik në Shkup, ka thënë se kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes veti.
“Për një stabilitet institucional dhe sundim të ligjit, ne jemi duke luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar, i cili është multietnik. Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes veti. Ne duam dhe do t’i luftojmë ata pa marrë parasysh se çka ndodhë. Për shembull, dje ne mëngjes derisa ishte një operacion i policisë në katër komunat e Kosovës dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë, kanë qenë serbë, madje, edhe shumica policë, duke përfshirë gjykatës, prokurorë. Mendoj se është gabim t’i jepet kontekst etnik dhe politikë luftës kundër korrupsionit, si dhe krimit të organizuar. Duhet të bashkëpunojmë si shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kundër krimit të organizuar”, ka thënë ai.